Autorë shqiptarë promovojnë librat në panairin e rëndësishëm italian - Insajderi
×
Kulturë

Autorë shqiptarë promovojnë librat në panairin e rëndësishëm italian

Insajderi
10 December 2016 - 14:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Panairin e Librit në Romë, “Piu libri, piu liberi”, i cili është njëri nga panairet më të rëndësishmit jo vetëm në Itali por edhe më gjerë, janë promovuar edhe tri vepra të shkrimtarëve shqiptarë.

Libri me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”, (“La fiera dei sogni”), i shkrimtarit nga Kosova, Adil Olluri, është njëri nga këta libra e që tashmë gjendet edhe në duart e lexuesve italianë.

Ndër librat e autorëve shqiptarë që u promovuan në këtë panair, është edhe romani “Talianka” i autorit Agron Gashi , si dhe romani i Rezart Palluqit “193 gabbi”.

Veprat janë përkthyer të plota në italisht nga Iris Hajdari, ndërsa janë botuar nga Edizioni Ensemble, një shtëpi botuese me seli në Romë. Librat janë mirëpritur edhe nga kritika e atjeshme. Për librat atje kanë shkruar edhe gazetat “Corriere della Serra”, “La Republica” dhe “Il manifesto”.

Një recension për librin “Shumë rrugë dhe një rënie”, të autorit Adil Olluri është shkruar edhe nga kritikja italiane, Serena Adeso, e cila librin e cilëson si zë kosovar që sjell në gjuhën italiane temën e luftës së Kosovës, të parë nga një kënd humanist dhe tregimet e Ollurit i konsideron si apel për paqe. / KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark