Nga 10 janari i vitit të ardhshëm, Gjyqësori i Kosovës shtrihet edhe në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 10 janari i vitit të ardhshëm, Gjyqësori i Kosovës shtrihet edhe në veri

    Insajderi
    10 December 2016 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme (EEAS), ka njoftuar sot përmes një komunikate për shtyp, se Kosova do të marrë kontrollin e gjyqësorit bë veri të vendit, më 10 janar të vitit të ardhshëm.

    Sipas kumtesës së BE-së, ka qenë Serbia ajo që ka njoftuar BE-në të premtën e 9 dhjetorit, se do të ndalojë së paguari gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ të gjykatave në veri të Kosovës.

    “Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për mbarimin e të punësuarit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ do të marrë efekt më 10 janar, që do t’i mundësojë atyre që të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës prej asaj dite”, njofton BE-ja.

    Njoftimin për implementimin e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, raporton Insajderi.

    Marrëveshja për Drejtësi është nënshkruar në Bruksel, në bisedimet e Dialogut Kosovë-Serbi më 30 nëntor të këtij viti. Marrëveshjen e kishin nënshkruar kryeministrat e të dyja shteteve, Isa Mustafa i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

    Në fund të njoftimit, BE ka përgëzuar të dyja shtetet për implementimin e kësaj marrëveshjeje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark