BE: Kosova dhe Serbia e implementojnë marrëveshjen për gjyqësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Kosova dhe Serbia e implementojnë marrëveshjen për gjyqësi

    Insajderi
    11 December 2016 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç ishte vendosur më 30 nëntor, këtë javë Beogradi dhe Prishtina, kanë ndërmarrë hapa finalë për implementim të plotë të Marrëveshjes për sistemin e drejtësisë, thuhet në një kumtesë të mbrëmshme të Zyrës për media të Bashkimit Evropian

    “Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për përfundimin e punësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ, prej 10 janarit të vitit 2017, lejon integrimin e tyre po atë ditë në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

    Mëtutje, kjo zyrë thotë se “emërimet e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe stafit administrativ, më 10 janar, do të mundësoj sistem të përmirësuar të drejtësisë në gjithë Kosovën”.

    Bashkimi Evropian thotë se “i lavdëron palët për këtë arritje të rëndësishme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark