
Me 15 dhjetor në Galerinë Qahili, do të hapet edicioni i tretë i ekspozitës dhe festës së artistëve “Hijet e Bardha”. Këtë vit karakteristikë e “Hijeve të Bardha”, është se artistët pjesëmarrës janë të lindurit në shenjën e shigjetarit në horoskop.
Kwta artistët janë: Mina Krasniqi, Shqipe Kamberi, Guri Cavdarbasha, Mirsad Lushtaku, Hajrush Fazliu, Isa Alimusa, Kasiopeja Naumoska , Kushtrim Balaj, Umit Inatci, Liridona Abdullahu, Arjana Xhemaili, Andi Gola, Tanja Tanevska, Meddy Huduti, Gjon Delhysa, Rafael Martorell, Virtyt Pula, DJ Strella, Arben Alliaj, Viki Goxha, Eshref Qahili.
“Hijet e Bardha”, është ekspozitë kolektive-ndërkombëtare, e cila karakterizohet me pjesëmarrjen e numrit të madh të artistëve. Është projekti i fundit i programit njëvjeçarë të galerisë si dhe një ceremoni festimi e festave të fund vitit me vepra arti.
Kjo ekspozitë mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamentit të Kulturës, Birra Prishtina, Korporatë Rugove, Pronto, Che Bar si dhe 2B Studio, ndërsa hapet me fillim nga ora 19:00.