Mozart shet më shumë CD-ja sesa Drake gjatë vitit 2016 - Insajderi
×
Kulturë

Mozart shet më shumë CD-ja sesa Drake gjatë vitit 2016

Insajderi
13 December 2016 - 22:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mozart nuk këndon, vallëzon apo nuk është edhe i famshëm në Youtube. Ai gjithashtu ka vdekur dy shekuj më parë, por asnjëra nga këto nuk e kanë ndaluar Wolfgang Amadeus Mozart për të arritur që kompozimet e tija të regjistruara në disqe të bëhen më të shiturat për vitin 2016, brenda pak jave pas publikimit të disqeve.

Në gjithsej prej 1.25 milionë kopjeve të shitura, që nga fundi i muajit tetor, raporton  Billboard, shitjet e Mozart kanë tejkaluar pritshmërit për Drake, albumin e  Kanye West “The life of Pablo” dhe “Lemonde” të Beyonce. I tërë ky suksese është arrit pa bërë asnjë turne promovues.

Por disku në fjalë nuk është bërë publik në mënyrë të zakonshme. Është publikuar më 28 tetor për të shënuar 225 vjetorin e vdekjes së kompozitorit së kompozitorit Mozart.

Prodhuar nga Decca dhe Deutsche Grammophon në bashkëpunim me Fondacionin Mozarteum Salzburg, projekti është shpallur “më autoritativ, i plotë dhe shkencore dhe i vendosur në një kuti kushtuar punës së një kompozitori të vetëm”.

Me çdo CD individuale të vendosur në kuti të numëruara për një shitje, vetëm rreth 5,556 njerëz kanë blerë tërë përmbledhjen. Megjithatë, Mozart ende teknikisht është fitues i titullit si më i shituri për vitin 2016 duke tejkaluar Drake. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark