Nobeli nderoi mbështetësin e Millosheviqit – kundër del edhe shkrimtari me famë botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Nobeli nderoi mbështetësin e Millosheviqit – kundër del edhe shkrimtari me famë botërore

    Insajderi
    10 October 2019 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës ka pasur shumë reagime lidhur me fituesin e çmimit Nobel për Letërsi, e ndër ta është edhe ambasadorja kosovare në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila e konsideron të papranueshme që ky çmim t’i jepet Peter Handkes, një shkrimtari që adhuronte Sllobodan Millosheviqin.

    Çitaku ka pasur edhe disa replika me shkrimtarin Selman Rushdie, i cili është pajtuar me atë që kishte thënë ambasadorja për Handken.

    “I dashur Salman, besoj që e ke lexuar lajmin për laureatin e fundit të çmimit Nobel për letërsi. Jam e shokuar. Është goditje në fytyrë për të gjitha viktimat e regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Çitaku, transmeton Gazeta Express.

    Ndërkaq shkrimtari britaniko-indian me famë botërore thotë se ka shkruar për ideologjinë e Handkes njëzet vjet më parë dhe se pajtohet me atë që dhënia e çmimit Nobel është ofendim për viktimat e Millosheviqit.

    “Kam shkruar për ideologjitë e Handkes 20 vjet më parë. Pajtohem me ty”, ka shkruar shkrimtari Rushdie”.

    Çmimin Nobel për Letërsi sivjet e ka fituar Peter Handke, shkrimtari që admironte liderin kriminel të Serbisë, Slobodan Millosheviq dhe se mohonte masakrat e kryera nga regjimi serb si ajo e Srebrenicës.

    Çmimet Nobel për Letërsi i fitojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke

    insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark