Volvo i parë me rrymë - XC40 Recharge - Insajderi
×
Teknologji

Volvo i parë me rrymë – XC40 Recharge

Insajderi
17 October 2019 - 13:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

XC40 Recharge përmban një stil të shkëlqyeshëm skandinave që kombinon pamjet tërheqëse me komoditetin dhe përdorimin.

Volvo është i bindur që EV i tyre i parë ka të gjithë elementët e nevojshëm për të qenë modeli më i shitur në treg.

XC40 Recharge është mundësuar nga një motor elektrik 408 kuaj-fuqi, dhe bateria me kapacitet të lartë garanton autonomi mbi 400 kilometra.

Falë teknologjisë së tij të shpejtë të karikimit, bateria arrin kapacitetin 80% për 40 minuta.

Makina është e pajisur me një sistem të ri multimedia bazuar në sistemin Android, si dhe teknologji dhe shërbime të reja të Google.

XC40 Recharge është hapi i parë i ndërmarrjes suedeze drejt qëllimit të saj përfundimtar – të bëhet një prodhues neutral ndaj mjedisit deri në vitin 2040.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark