Insajderi
Biznes

Jeff Bezos apo Bill Gates – ky është më i pasuri në botë

Insajderi
28 October 2019 - 19:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Themeluesi dhe presidenti i Amazonës, Jeff Bezos humbi titullin e njeriut më të pasur në botë, në garë me bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Bill Gates.

Aksionet e Amazon ranë shtatë përqind, shoqëruar me një rënie të pasurisë së Bezos në 103.9 miliardë dollarë.

Kjo e vendosi atë në vendin e dytë midis njerëzve më të pasur në botë.

Numri një i ri është Gates, me vlerë 105.7 miliardë dollarë.

Në vitin 2018, Bezos u bë njeriu më i pasur në botë dhe i pari në listën e Forbes, pasuria e të cilit arriti mbi 100 miliardë dollarë, duke thyer serinë e Gates prej 24 vjetësh në vendin e parë.

Bezos transferoi një të katërtën e aksioneve të tij në Amazon tek ish-gruaja e tij, si pjesë e marrëveshjes së divorcit të tyre, që përfundoi në fillim të këtij viti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark