“Joker” thyen rekordin, filmi për të rritur me më shumë arkëtime - Insajderi
×
Kulturë

“Joker” thyen rekordin, filmi për të rritur me më shumë arkëtime

Insajderi
30 October 2019 - 09:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sukses i pandalshëm për filmin “Joker”. I vlerësuar nga kritika dhe publiku, ai bëhet filmi për audiencë të rritur, me më shumë arkëtime në të gjithë globin.

“Warner Brothers” konfirmoi se prodhimi me protagonist Joaquin Phoenix, kishte grumbulluar plot 788 milion dollarë nga shfaqja në kinematë botërore.

Kritikët ishin nervozë kur filmi filloi të shfaqej në kinema, për shkak të skenave të dhunshme. I përqendruar tek origjina e personazhit të keq të “Batman”, “Joker” përflitet si kandidat i mundshëm për çmim “Oskar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark