Insajderi
Biznes

SPAR Kosova ju fton në Halloween Party

Insajderi
30 October 2019 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

SPAR Kosova ka vendosur t’i gëzojë fëmijët dhe familjet e tyre me rastin e ditës së Halloween, duke organizuar aktivitete të ndryshme.

Të gjithë të interesuarit mund të vijnë të enjten, më 31 tetor, në marketin e SPAR-it, në Swiss Mall tek rrethi në Çagllavicë, për të festuar së bashku.

Në kuadër të aktiviteteve, SPAR ka planifikuar lojëra të ndryshme për fëmijët, siç janë ngjyrosja e fytyrës, fotografimi me banerin që paraqet personazhe të dashura nga filmat vizatimorë, bonbona dhe langje falas në të gjitha pikat.

SPAR Kosova gjithashtu ofron 5% zbritje për të gjitha produktet.

Ju mirëpresim!

SPAR Kosova tashmë e ka dëshmuar përgjegjësinë e vazhdueshme për të kontribuar në komunitet, duke organizuar evente të ndryshme, si dhe duke përkrahur shumë organizata dhe fushata bamirësie.

SPAR është zinxhiri më i madh në botë i shitjes së ushqimit me pakicë. Pas hapjes së tri dyqaneve të para në Prishtinë, SPAR Kosova do të vazhdojë zgjerimin e synuar me hapjen e gjithsej 45 dyqaneve në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark