Dy ditë pas ardhjes në Kosovë nga ceremonia e ndarjes së çmimit Oscar, ekipi i filmit Shok që ishte kandidat për këtë çmim është pritur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa është zotuar se do të rrisë buxhetin për kinematografinë e Kosovës
“E kanë përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, e ka paraqitur një pasqyrë të së kaluarës së Kosovës një të erret të Kosovës. Sot ju premtuam se do t’i përkrahim më shumë me buxhet në mënyrë që ta kenë më të lehtë punën me tutje”, tha Mustafa.
Filmi “Shok” ishte i nominuar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në Oscars, mirëpo këtë çmim e fitoi filmi irlandez, Stutterer.
Ata u pritën dje edhe nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./Insajderi