70-vjetori i teatrit “Migjeni”, Meta i akordon titullin “Nderi i kombit” - Insajderi
×
Kulturë

70-vjetori i teatrit “Migjeni”, Meta i akordon titullin “Nderi i kombit”

Insajderi
04 November 2019 - 13:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në 70-vjetorin e krijimit të teatrit të parë shqiptarë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i akordoi këtij institucioni titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë figura të shquara të artit dhe kulturës në Shqipëri si dhe miq të teatrit.

Datëlindja e 70-të e teatrit është një moment i veçantë edhe për aktorët që ndër vite janë ngjitur në këtë skenë.

Pas 32 vjetësh punë, shkrimtari Xhahid Bushati promovoi edhe librin e tij kushtuar teatrit “Kujtesa e një qyteti”, ndërsa u nderuan me titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Urdhri i kalorësit të flamurit” disa prej artistëve të Shkodrës./tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark