Insajderi
Biznes

Szijjarto: Audi do të rrisë prodhimin e motorëve në Hungari

Insajderi
04 November 2019 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi premium gjerman i automjeteve Audi do të rrisë prodhimin e motorëve në 2.25 milionë njësi vitin e ardhshëm në uzinën e tij hungareze, një rritje nga 1.95 milion njësi të prodhuara në 2018, tha sot ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

“Ata planifikojnë të prodhojnë 2.25 milionë motorë vitin e ardhshëm, dhe deri më tani shifra 2 milionë ka qenë një rekord vjetor,” tha Szijjarto në një konferencë shtypi.

Ai këto deklarime i bëri me rastin e pohimeve të mediave se Audi po planifikon të zvogëlojë fuqinë punëtore në fabrikën e saj në Hungari, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark