Insajderi
Biznes

Infiniti përgatit rivalin e BMW X4

Insajderi
05 November 2019 - 17:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Infiniti ka publikuar një fotografi “ngacmuese” të crossoverit të ri coupe QX55.

Vetëm disa muaj pasi njoftoi se po planifikon një crossover të ri, prodhuesi japonez premium i automjeteve ka zbuluar detajet e para të makinës. Fotografia tregon një siluetë të ngjyrosur pjesërisht të QX55, e cila na jep një pamje të parë në modelimin e jashtëm të këtij automjeti.

Siç thonë në Infiniti, linja e çatisë crossover coupe tërheq frymëzim nga gjenerata e parë e FX SUV. Mekanikisht, QX55 është i bazuar në crossover kompakt QX50, dhe kur është në treg do të ketë për rival  modele të tilla si BMW X4 dhe Mercedes-Benz GLC Coupe.

Nëse nuk ka ndonjë surprizë, motorizimi do të merret nga Infiniti QX50, kështu që duhet të llogarisë në një benzinë me 4 cilindra 2.0 turbo me 268 “kuaj”, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark