Insajderi
Biznes

Fillon konferenca ballkanike “Ujë për të gjithë”

Insajderi
06 November 2019 - 09:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Prishtinë fillon punimet konferenca dyditore ballkanike “Ujë për të gjithë”.

Tema e konferencës “Ujë për të gjithë” është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit.

Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt.

Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.

Konferenca dhe ekspozita e përbashkët ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe “networking” në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.

Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës dhe profesionistë të biznesit nga sektori mund të mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Ballkanit./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark