Irak, kidnapohet gazetarja që kritikoi grupet e armatosura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Irak, kidnapohet gazetarja që kritikoi grupet e armatosura

    Insajderi
    27 December 2016 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa persona të armatosur kanë kidnapuar një gazetare në shtëpinë e saj në Bagdad. Ata janë paraqitur si anëtarë të forcave të sigurisë dhe kanë hyrë në shtëpinë e saj.

    Afrah Shawqi Hammudi është kidnapuar të hënën në mbrëmje, njofton BBC.

    “Tetë burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e saj duke pretenduar se i takojnë agjencive të sigurisë,” ka thënë Zia dal-Ajili, kryetar Observatorit të Lirive të Mediave.

    “Ata e kanë lidhur djalin e saj dhe i kanë vjedhur telefonin mobil, kompjuterët dhe para se të kidnapojnë gazetaren dhe të largohen”.

    Kjo është konfirmuar edhe nga burime brenda Ministrisë së Brendshme të Irakut, që kanë preferuar të mos bëjnë të njohur identitetin e tyre.

    Hammudi, 43 vjeçare, punon në gazetën me qendër në Londër ndërsa shkruan edhe për portale të ndryshme përfshirë Aklaam. Të hënën, ajo e ka publikuar një artikull ku ka kritikuar grupe të armatosura që veprojnë pa u ndëshkuar në Irak./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark