Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se kanë marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike.
“Me urdhëresë të Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe”, thuhet në njoftimin e komunës.
Kjo ndalesë sipas komunës së Prishtinës vlen nga data 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017.