Rakiq: Do ta bëjmë vetë Asociacionin, nëse nuk zbatohet marrëveshja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq: Do ta bëjmë vetë Asociacionin, nëse nuk zbatohet marrëveshja

    Insajderi
    27 December 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë se nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave serbe, atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vetë do ta formojnë AKS-në.

    Ai në një deklaratë për gazetën serbe “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova.

    Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht për formimin e Asociacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark