Insajderi
Biznes

Panasonic mbylli plotësisht prodhimin e paneleve IPS LCD

Insajderi
21 November 2019 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vendimi i Panasonic është që të tërhiqet plotësisht nga ky treg para vitit 2021, por të gjitha indikacionet janë se kjo do të ndodhë shumë më shpejt, transmeton KosovaPress.

Për shkak të rezultateve të dobëta të biznesit, prodhimi i paneleve gjithashtu do të ndërpritet në fabrikën e fundit japoneze në Kushiro, prefektura Hyogo. Fabrika ka ndërprerë plotësisht prodhimin e LCD dhe po shkon drejt bërjes së baterive për industrinë e automobilave.

Prodhimi i panelit të sheshtë të TV LCD filloi në 2010, por Panasonic u tërhoq nga tregu i TV në 2016. Ai që atëherë ka bërë ekranet ekskluzivisht për pajisje mjekësore, por edhe kësaj tash i ka ardhur fundi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark