Insajderi
Biznes

Protestuesit takojnë guvernatorin e BQK-së

Insajderi
22 November 2019 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para Bankës Qendrore të Kosovës me dhjetëra qytetarë po protestojnë për të kundërshtuar vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve për 26%.

Me pankarta në duar, para kësaj banke, ata po bëjnë thirrje për shfuqizim të këtij vendimi sepse sipas tyre në këtë mënyrë ata do të dëmtohen.

Agan Hajdarhoxha nga grupi i “Meraklive të kerreve”, tha se po kërkojnë që të kthehet çmimi i mëparshëm.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet sigurimi, ne po kërkojmë që të kthehet vendimi i vjetër siç ka qenë. Kërkoj nga ky institucion që të marrë sa më shumë masa që ta kthejë vendimin e vjetër. Për t’u regjistruar një veturë standarde duhen minimumi 300 euro. Rroga mesatare nuk e kalon shumën 230 euro. Imagjinojeni si do e kaloj muajin një qytetar”, tha ai.

Tha se kjo protestë është paqësorë dhe në rast se nuk do të ketë shfuqizim të këtij vendimi, do të dalin në protesta të tjera.

Udhëheqës të kësaj proteste tani kanë hyrë në takim me guvernatorin e BQK-së.

Ndryshe, ky vendim ka hyrë në fuqi më 15 të këtij muaji.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark