Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër V.F. nga Prizreni, për vepër penale “Shpërlarje parash”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN, duke i deponuar në xhirollogari personale nën vlerën prej 10 mijë euro, pastaj të njëjtat i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës se Kosovës si në Kinë dhe Zvicër.
I pandehuri, sipas komunikatës ka vepruar në këtë mënyre në 17 raste, ku shuma e transfereve kishte arritur vlerën mbi 170 mijë euro.
“I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpëlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpërlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.