Insajderi
Biznes

Një kompani ofron 130 mijë dollarë, për ata që lejojnë robotët e saj të “vishen” me fytyrën tuaj

Insajderi
05 December 2019 - 09:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një firmë britanike inxhinierike dhe prodhuese e quajtur Geomiq thuhet se ka bërë thirrje për njerëzit e interesuar të jenë fytyra e një “roboti” të cilin po e zhvillon me një kompani, deri më tani të panjohur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Kompania është në kërkim të një fytyre” të butë dhe miqësore “për të qenë fytyra e mirëfilltë e robotit sapo të hyjë në prodhim”, thotë Geomiq në një postim në blog për projektin.

“Kjo do të thotë që fytyra e personit të zgjedhur të riprodhohet në mijëra versione të mundshme të robotëve në të gjithë botën”.

Linja e robotëve ka qenë në punë për pesë vjet, thotë Geomiq.

Postimi në blog nuk i ndan parametrat e moshës ose gjinisë, duke u kërkuar vetëm njerëzve që duan të “licencojnë” fytyrën e tyre të paraqesin një foto përmes emailit për mundësinë për të fituar 130,000 dollarë.

Siç thuhet tutje, kandidatët që kalojnë në “fazën tjetër” me sa duket do të marrin detaje të plota për projektin.

Sekreti, thotë Geomiq, është për shkak të një marrëveshje mos-zbulimi që është nënshkruar me projektuesit dhe investitorët e robotit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark