Windows 10 sistemi më i përdorur operativ - Insajderi
×
Teknologji

Windows 10 sistemi më i përdorur operativ

Insajderi
03 January 2017 - 11:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Valve”, sapo ka përditësuar të dhënat e anketës së Harduerit dhe Softuerit për Dhjetorin e 2016-tës prej të cilave mësojmë një fakt interesant.

Windows 10-ta është sistemi operativ më i përdorur në mesin e përdoruesve të platformës Steam.

Në muajin e parë të debutimit adoptimi i Windows 10-tës sipas Steam tejkaloi Windows 8, Windows Vista, Windows XP, Mac OS X dhe Linux.

Pas dy muajsh Windows 8.1, gjithashtu u la pas ndërsa 10 muaj më vonë u shkurorëzua windows 7.

Të gjitha versionet e Windows përveç 10-tës humbën pjesë tregu në Steam. Në tërësi Windows dominon në Steam. OS X shënoi rënie me 0.15% ndërsa Linux humbi 0.01% gjatë Dhjetorit. Windows merr mbi 95% të përdoruesve prej kohësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark