Insajderi
Biznes

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon dhjetëra rrjete të korrupsionit

Insajderi
10 December 2019 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër-Korrupsionit të shënuar më 9 dhjetor, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se “korrupsioni u pamundëson njerëzve të kenë qasje në burimet e shteteve të tyre dhe në të drejtat thelbësore për shërbime, derisa krijon jostabilitet politik dhe konflikt”.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne jemi duke shënjestruar aktorë në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine, të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre joligjore për të dëmtuar krijimin e shoqërive stabile, të sigurta dhe funksionale”.

Në mesin e tyre është edhe Sllobodan Tesiq, i cili në listë është përmendur si një prej kontrabanduesve më të mëdhenj të armëve dhe municionit në Ballkan.

Ai po ashtu është thënë të ketë qenë për më shumë se një dekadë në Listën e Kombeve të Bashkuara për ndalim të udhëtimit, për shkak të shkeljes së sanksioneve të OKB-së, duke eksportuar armë në Liberi.

“Në mënyrë që të sigurojë kontrata për armë në disa shtete, Tesiq në mënyrë direkte ose indirekte është përfshirë në ndihmë financiare dhe ryshfet. Tesiq ka dërguar klientët potencialë në pushime, ka paguar për edukimin e fëmijëve të tyre në shkolla perëndimore apo fakultete dhe ka nënshkruar kontrata përmes ryshfetit të madh”, është thënë në njoftim.

Katër kompanitë e futura në listën e zezë, të kontrolluara nga Tesiq në Departamentin amerikan të Thesarit janë identifikuar kështu: Preduzece Za Trgovinu Na Veliko i Malo Partizan Tech DOO Beograd-Savski Venac (Partizan Tech), Technoglobal Systems DOO Beograd (Technoglobal), Charso Limited, dhe Grawit Limited.

Përveç tyre, ky Departament ka shënjestruar edhe nëntë individë me të cilët ka bashkëpunuar Tesiq: Goran Andriq, Esad Kapixhiq, Nebojsha Sharenac, Zoran Petroviq, Nikola Bërkiq, Milkan Subotiq, Zhelimir Petroviq, Sreten Cvjetkoviq, Lubo Mariçiq./rel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark