Insajderi
Biznes

FLUIDI zgjedhet eksportuesi i vitit

Insajderi
18 December 2019 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E themeluar me qëllimin kryesor për të ofruar produkte cilësore në kategorinë e pijeve freskuese, të buta, energjike si dhe të produktit ushqimor si vajit Floil, FLUIDI u vlerësua si eksportuesi i vitit 2019.

Ky çmim i madh është ndarë nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Puna e pandalur, përkushtimi dhe shfrytëzimi i mundësive në mënyrë direkte dhe indirekte ndikuan në suksesin që tani u dekorua me titullin eksportuesi i vitit.

Pavarësisht çmimit, prioriteti i kompanisë FLUIDI mbetet kujdesi i lartë ndaj konsumatorit në raport me cilësinë e produkteve.

FLUIDI falënderon të gjithë ata që besuan në produktet e tij, bashkëpunëtorët dhe secilin individ që në ndonjë mënyrë apo tjetrën kontribuan në zhvillimin tanë.

Duke pasur vizion ta forcojmë frymën biznesore në favor të komunitetit ku veprojmë do të shërbejmë më të mirën dhe do të vazhdojmë bashkarishtë drejt sukseseve tjera!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark