Insajderi
Biznes

Kamera që synon të mposhtë kamerën GoPro

Insajderi
22 December 2019 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Opsioni për të filmuar nga të gjitha anët njëkohësisht, pra 360 gradë, dhe një nivel i lartë i figurës e bënë këtë kamerë më të mirë se GoPro.

Por po tregohen modestë, sepse kjo kamerë ka dhe një opsion që të lëshohet si raketë. Gjatë kohës së fluturimit mund të vazhdojë të filmojë 360 gradë. Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni po rrotullohet gjatë fluturimit. Pozicionin që të nevojitet mund ta përzgjedhësh më pas, sepse kamera ka filmuar në çdo anë.

Versioni “One X” filmon me rezolucion 5.7K me shpejtësi 30 foto për sekondë, 4K me 50 foto për sekondë, 3K me 100 foto për sekondë, gjë që mundëson që videoja të luhet shumë ngadalë, pa i shpëtuar as një e qindta e sekondës nga gjërat që ndodhin rreth e rrotull.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark