Të shijosh vodkën ruse në shtetin federal amerikan New Hampshire, nëse miratohet propozimi i një ligjvënësi demokrat, mund të bëhet problem.
Lideri i demokratëve në Senatin shtetëror, Jeff Woodburn, më 9 janar ka propozuar themelimin e një komisioni i cili do merret me mënyrat se si t’i përgjigjet asaj që ai e quan “ndërhyrja ruse në demokracinë tonë”.
Një nga sygjerimet e tij është që New Hampshire të pezullojë apo të ndalojë në tërësi shitjen e pijes alkoolike që prodhohet në Rusi, nëpër dyqanet që janë nën mbikëqyrjen e Komisionit për Alkool të New Hampshire.
Ligji i ri do t’i bënte gjithashtu thirrje sistemit të pensionimit shtetëror që të mos investojë më në kompanitë ruse, shkruan rel.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dyshojnë se Rusia ka kryer disa sulme kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan, Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Rusia ka hedhur poshtë akuzat.