Arrestohet pasi ndryshoi shkronjat e “Hollywood” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohet pasi ndryshoi shkronjat e “Hollywood”

    Insajderi
    10 January 2017 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person pasi që e ndryshoj mbishkrimin e “Hollywood” në “Hollyweed”, me qëllim për të promovuar legalizmin e kanabisit, në Los Angelos.

    Zachary Cole Fernandez, 30 vjeçar u arrestua të hënën nga polica e Los Angelosit, pasi që kamerat e sigurisë e kishin kapur gjatë ndryshimit të shkronjave.

    Fernandez është një artistë, i cili gjatë ndryshimit të llogos së “Hollywood” ishte veshur me rroba të zeza, ka njoftuar policia e qytetit, shkruan “The Independent”.

    Ai në polici ka treguar se kishte dëgjuar dikë që e kishte bërë të njëjtin veprim në vitin 1970 dhe ka dashur ta përsërisë atë veprim vetëm me arsyen që të “sjellë pozitivitet në botë”, përcjell Insajderi.

    Fernandez do të dalë në gjykatë me 15 shkurt të këtij viti.

    “Hollywood” është një ikonë e njohur ndërkombëtarisht, e vendosur në një park të madh mbi mijëra shtëpi të banimit në Los Angelos. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark