Apeli hedh poshtë aktakuzën ndaj Enver Hasanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli hedh poshtë aktakuzën ndaj Enver Hasanit

    Insajderi
    10 January 2017 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesën e  të pandehurit Enver Hasani kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 04.11.2016.

    Insajderi ka raportuar para tre ditësh lidhur me këtë vendim i cili ende nuk ishte bërë publike, pasi që ende nuk u ishte ndarë palëve në procdurë.

    Aktakuza ndaj të pandehurit Hasani, e ngritur me 13 janar 2016, nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprat  penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’, është hedhur dhe ndaj tij është pushuar procedura penale.

    Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase veprimet inkriminuese për të cilat ngarkohet i pandehuri, nuk përbëjnë vepër penale, për faktin se në to nuk përmbushet asnjeri nga elementet të veçantë të veprës penale për të cilat i pandehuri është akuzuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark