×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza e Serbisë në INTERPOL: Haradinaj vrau me duart e tij civilët serb

    Insajderi
    12 January 2017 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akuzat e Serbisë ndaj njërit prej drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, për krime lufte gjatë viteve 98-99 në Kosovë ndaj civilëve dhe forcave serbe, sipas hetuesve francez, janë të shumta.

    Ato janë lexuar edhe në seancën e mbajtur të enjten në mesditë, ku u mor vendimi që Haradinaj të lirohet me kusht, derisa drejtësia franceze të marrë një vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradim.

    Gjatë seancës, kryetari i dhomës hetuese, deklaroi se bazuar në “informacionet që i janë dhënë INTERPOL-it, Serbia e akuzon Haradinajn se ka se ka “urdhëruar paraburgimin e paligjshëm të civilëve” në Kosovën e vitit 1999, të cilët kanë qenë të “nënshtruar ndaj torturës, trajtimit çnjerëzor dhe përdhunimit”.

    Madje Serbia e akuzon Haradinajn se ka vrarë me duart e tij.

    “Disa u vranë, ndonjëherë edhe nga duart e zotit Haradinaj”, thuhet në akuzën e Beogradit, raporton “5minutes.rtl.lu”.

    E për avokaten e Haradinajt, Rachel Lindon,

    Avokatja theksoi se klienti i saj u lirua në vitin 2008 dhe në vitin 2012 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë apo i njohur si Tribunali i Hagës, pikërisht për aktet e vitit 1998.

    Kësisoj sipas saj, ky njoftim i INTERPOL-it është i paligjshëm.

    “Serbia po shkelë rezolutat e OKB-së, ka shkelur statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale duke guxuar të kërkojë Haradinajn për ekstradim pasi që nuk ka kompetenca për të gjykuar klientin tim”, tha avokatja.

    Haradinaj u arrestua me 4 janar në aeroportin e Baselit nga autoritetet franceze pas aterimit. Ai u ndalua për 8 ditë nga autoritet franceze të cilat prisnin kërkesën zyrtare të Serbisë për ekstradim./Insajderi.com

    Lexoni në Insajderi edhe hulumtimet e serisë #DosjaGrande

    [arve url=”https://www.youtube.com/playlist?list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark