
Të dielën e 6 marsit, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi vendosi që të publikojë në Facebook katër fotografi në të cilën shpërfaqi gjendjen e mirë fizike që ka. Gjithashtu promovoj edhe të jetuarit e shëndetshëm, duke treguar se “mendja e shëndoshë është në trupin e shëndoshë”.
Por brenda një ore, Thaçi tregoi se nuk është edhe aq sportiv.
Fillimisht ai ka postuar fotografi duke bërë ushtrime sportive me veshje aspak sportive. Për këtë e kanë kritikuar edhe shumë qytetarë duke komentuar në fotografitë e publikuara, ku shihet Thaçi duke bërë ushtrime.
Në postimin e parë të këtyre fotografive Thaçi kishte bërë edhe gabime drejtshkrimore duke shkruar “mëngjez” në vend të fjalës “mëngjes”. Gabim e ka shkruar edhe fjalën “thënja” në vend të fjalës “thënia”.
Pasi ka përmirësuar këto gabime dhe pasi mori një seri kritikash dhe përqeshjesh për postimin duke e krahasuar me personazhin e famshëm në filmin për boksierin Bojko, Thaçi vendosi që t’i heqë të katërtat fotografi. Por nuk i hoqi edhe gabimet drejtshkrimore.
Por në postimin e 4-të, Thaçi vendosi që ti publikoj përsëri fotografitë por përsëri fjalia e tij ka të njëjtat gabime.
Ky postim është bërë nga vet ai pasi mban edhe inicialet e tija H.TH që janë si simbol dallues i autorësisë së Thaçit.