Shtohen dyshimet rreth vdekjes së Rugovës (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen dyshimet rreth vdekjes së Rugovës (VIDEO)

    Insajderi
    06 March 2016 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisioni Zona Express me autor Leonard Kerqukin, në dokumentarin e titulluar “Misteri i vdekjes së Presidentit”, tre personalitete të njohura kanë hedhur dyshime se Ibrahim Rugova nuk ka vdekur nga kanceri.

    Haki Abazi nga Rockfeller Brothers, analisti Nexhmedin Spahiu dhe aktivisti i LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani, të cilët kanë hedhur një mal me dyshime.

    “Nuk kam asnjë fakt që nuk ka qenë vdekje e natyrshme por kam dyshime”, ka thënë Spahiu.

    “Vdekja e tij para shpalljes së Pavarësisë e bënë të dyshimtë gjithë ngjarjen”, ka thënë Abazi.

    Ndërsa Nexhat Daci nuk i hedh poshtë këto dyshime.

    “Nuk kam informacion valid por mendoj se kontestimi ose kërkesa e përgjigjeve në disa pyetje që janë shtruar është legjitime”, ka thënë Daci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark