Pablo Neruda: Ne gjithmonë do të jemi unë dhe ti... - Insajderi
×
Kulturë

Pablo Neruda: Ne gjithmonë do të jemi unë dhe ti…

Insajderi
19 January 2020 - 11:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Unë nuk jam xheloz
i kohës kur nuk më kishe.

Eja me një burrë
pas supeve të tua,
eja me njëqind burra nëpër flokët e tua,
eja me një mijë burra midis zemrës dhe këmbëve të tua,
eja si një lumë
i fryrë përmbytshëm
që gjen detin e tërbuar,
shkumbën e përjetshme, kohën!

Silli të gjithë
këtu ku po të pres ty;
ne gjithmonë do të jemi vetëm,
ne gjithmonë do të jemi unë dhe ti
të vetëm mbi tokë,
për t’ia filluar jetës nga e para!

Në shqip: Elida Buçpapaj


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark