
Sindikata e Bashkuara e Arsimit të Kosovës ka uruar mësimdhënësit e punëtorët e tjerë të arsimit në me rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke falënderuar ata për përkushtimin e tyre ndaj vite.
“Shprehim edhe sot respektin për gjithë të punësuarit në arsim që u pensionuan gjatë viteve dhe i falënderojmë për punën dhe përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për edukimin e drejtë të brezave”, thuhet në një komunikatë dërguar medieve.
“Gëzuar, pra 7 Marsin këtë festë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe arritje edhe më të mëdha në shërbim të dijes dhe arsimit në Kosovë”.
Më herët gjatë ditës, edhe kryeministri Mustafa uroi mësimdhënësit për këtë festë.
Dita e mësuesit është festë që i kushtohet mësimdhënëseve dhë shënohet për nderë të hapjes së shkollës së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë./Insajderi