
Në Ditën e Mësuesit, që shënohet për nderë të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë investimi në këtë fushë.
Mytaher Hasakuka nga kjo parti ka thënë se nxënësit vazhdojnë të shkollohen me tekste “të nivelit të ulët”, derisa nga mësimi në gjuhën shqipe janë të privuar nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ai po ashtu tha se zotimi për kurikula të përbashkëta me Shqipërinë nuk është realizuar.
“Librat për më shumë se një dekadë as nuk janë shikuar dhe redaktuar por vetëm janë ribotuar. Këto libra kane seksizem dhe nuk janë me kurikulen e re. Qeveria nuk guxon me hap ketë teme ndërkohe qe nxënësit po shkollohen me tekste te vjetra qe kane pasaktësi”, ka thënë Haskuka në një konferencë për media.
“Nxënësit nga Presheva janë te privuar nga mësimi shqip rasti konkret është kthimi i librave shqip. Këta janë te anashkaluar nga mësimi ne gjuhen amtare,” ka shtuar ai.
Haskuka po ashtu ka përmendur faktin se edhe mësimdhënësit vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira. Sipas tij, mësuesit kosovarë janë të vetmit në rajon dhe Evropë që nuk kanë sigurime shëndetësore.
Më 7 mars festohet Dita e Mësuesit, festë që i kushtohet mësimdhënëseve dhë shënohet për nderë të hapjes së shkollës së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë./Insajderi