Insajderi
Biznes

Koreja Jugore përjeton rritjen më të ngadaltë ekonomike në 10 vjetët e fundit

Insajderi
22 January 2020 - 14:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tkurrja në aktivitetet e ndërtimit dhe investimet e ngadalta ndikuan gjithashtu në ekonominë e katërt më të madhe aziatike për të dytin vit radhazi, sipas të dhënave të Bankës Qendrore.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 2,7% në 2018, ndërsa eksportet e mallrave u rritën vetëm me 0,4 %, nga 3,3% një vit më parë.

Në veçanti, mosmarrëveshja tregtare midis SHBA dhe Kinës dhe dobësia e tregut global të çipave ka ndikuar në ekonominë e Koresë Jugore.

Sidoqoftë, në tremujorin e katërt të vitit 2019, PBB u rrit më shumë sesa pritjet e analistëve në krahasim me tremujorin e kaluar duke nxitur shpresat për një rikuperim në vend.

Mallrat më të rëndësishme të eksportit në vend përfshijnë pajisjet elektrike, produktet e naftës, automobilat, anijet, makinat, telefonat celularë dhe ekranet e sheshta./atsh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark