Insajderi
Biznes

Roboti ngrit objektet e brishta pa prekje

Insajderi
23 January 2020 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkencëtari Marcel Schuck është duke punuar në zhvillimin e një kontrolli robotik që mund të ngritë objekte të brishta dhe të lehta pa prekje.

Teknologjia për të cilën është duke punuar ky studiues nga Instituti Shkencor i Cyrihut bazohet në valët e zërit, transmeton KosovaPress.

Shpikja e tij është një dorë roboti që ka diçka si një top i përgjysmuar në vend të grushtit. Midis dy gjysmë-sferave më të mëdha është një sferë e vogël që noton në ajër, e mbajtur nga valët ultrasonike. Ky fenomen njihet si levitimi akustik.

Pikat e presionit krijohen atje ku valët ultrasonike mbivendosen, dhe objektet e vogla mund të “bllokohen” midis atyre pikave dhe duket se notojnë në ajër. Aktualisht, teknologjia është në fazën prototip, dhe këto dy gjysmë-sfera janë krijuar duke përdorur një printer 3D.

Dora robotike mund të jetë shumë e dobishëm në situata kur dëmtimi i disa komponentëve të vegjël mund të jetë shumë i kushtueshëm, kështu që dora e njeriut nuk duhet t’i prekë, përveç nëse është e nevojshme, raporton Slashgear.

Teknologjia mund të jetë shumë e dobishme në industrinë e vëzhgimeve, pasi disa nga ‘kthetrat’ e përdorura sot janë mjaft të buta, por janë të ndjeshme ndaj ndotjes, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark