Blen veturë 3 milionë dollarë, por nuk dëshiron ta vozisë - Insajderi
×
Teknologji

Blen veturë 3 milionë dollarë, por nuk dëshiron ta vozisë

Insajderi
27 January 2020 - 08:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Blerësi krenar është Rick Hendrick, kryeshefi i Hendrick Automotive Group, i cili tha se ai nuk do ta drejtonte këtë veturë, sipas Auto Bild.

Ai vendosi të ekspozojë Corvette Stingray të re në hapësirën e Hendrick’s Heritage Center në Charlotte, ku ndodhen edhe 120 kopje të tjera të industrisë ikonike të automjeteve amerikane.

Interesante, por në një situatë të ngjashme është edhe Fernando Alonso, shoferi i famshëm i Formula 1, i cili mban në muzeun e tij privat të gjitha veturat në të cilat garonte. Kjo madje qëndron si klauzolë në kontratën e tij.

Ndryshe, Corvette 8 Stingray i ri fillon prodhimin në shkurt, dhe që nga marsi fillon procesi i dorëzimit të automjeteve te pronarët e tyre të ri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark