Honda Jazz e re në shitje që nga vera - Insajderi
×
Teknologji

Honda Jazz e re në shitje që nga vera

Insajderi
28 January 2020 - 08:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për herë të parë, blerësve do t’u ofrohet gjithashtu një version crossover për të gjitha terrenet.

Jazz i ri pati premierën botërore në Panairin e veturave në Tokio në tetor 2019, dhe do të arrijë në rrugët evropiane pas gjysmë viti.

Modeli nënkompakt i Honda është modernizuar me stil, por ka ruajtur formën tipike të trupit që karakterizonte gjeneratat e mëparshme të kësaj makine.

Materialet në enterier janë të papërshkueshëm nga uji dhe të qëndrueshme.

Pulti është i përbërë nga një ekran digjital 7 inç, ndërsa në krye të tastierës qendrore është një ekran me prekje multimediale 9 inç.

Sikurse edhe disa Honda të tjera, Jazz i ri ka ulëse praktike të pasme që mund të palosen në dy mënyra – lart dhe poshtë (të ashtuquajturat “ulëse magjike”), duke rritur më tej funksionimin e automjetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark