
Ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, i cili akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitëz zyrtare, është deklaruar i pafajshëm të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
I pyetur nëse ndihet fajtor për këtë vepër, Haxha ka thënë se “kjo lëndë është e tmerrshme” dhe se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë proces që përmednet në aktakuzë.
Haxha akuzohet se gjatë viteve 2009-2011. duke qenë në cilësinë e kryeshefit të ekzekutivit të PTK-së ka imlementuar Rezolutën e Bordit të Drejtorëve të PTK-së, përkitazi ka mbuluar shpenzimet e qirasë për stafin e PTK-së që jetojnë jashtë Kosovës, thuhet në portalin e emisionit Betimi për Drejtësi.
Në këtë mënyrë, prokuroria pretendon se ai ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë si dhe të ngarkesave tjera të cilat kanë një vlerë prej 2000 eurosh për çdo muaj, e cila në total arrin gjithsejt shumën prej 53.000 eurove./Insajderi