Toyota Supra GRMN arrin me afro 400 "kuaj" këtë vit - Insajderi
×
Teknologji

Toyota Supra GRMN arrin me afro 400 “kuaj” këtë vit

Insajderi
03 February 2020 - 08:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Modeli i ri i kompanisë japoneze do të mundësohet nga një motor 3.0 litra, me 6-cilindra që sigurojnë 395 kuaj fuqi, ndërsa nga ana e karrocerisë pritet të ketë një pamje më agresive.

Supra më e fuqishme nuk ka të ngjarë të ketë një transmision manual, dhe Toyota nuk duhet të ketë asnjë problem në forcimin e fuqisë së veturës, pasi akorduesi britanik Litcfield ka rimarrë vetëm njësinë ECU me 420 kuaj fuqi nga modeli standard me 335 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Edhe motori garues i Toyota Supra GT4 zhvillon 429 kuaj fuqi, megjithëse është i mundësuar nga një motor 3.0 litra, me 6 cilindra ku është i integruar turbo-mbushësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark