Insajderi
Biznes

Çmimi i naftës bie: Arabia Saudite kërkon mënyrë ta shpëtojë ekonominë e saj

Insajderi
04 February 2020 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Siç shkruajnë mediet, OPEC mund të merr vendim ta zvogëlojë prodhimin e naftës në takimin e javës së ardhshme. Riadi insiston që të gjitha anëtaret e OPEC-ut ta zvogëlojnë prodhimin e naftës për 500.000 fuqi në ditë, shkruan WSJ.

Skenari tjetër parasheh zvogëlimin e përkohshëm të prodhimit vetëm në Arabinë Saudite për një milion fuqi në ditë. Aktualisht ky shtet prodhon rreth 9,7 milionë fuqi në ditë.

Autoritetet saudite frikohen se rritja e humbjeve prej të ardhurave nga nafta është kërcënim për përpjekjet e tyre për të diversifikuar ekonominë.

Mbrëmë vlera e naftës të tipit “brant” ka rënë deri në 54,9 dollarë për fuqi, për herë të parë prej janarit të vitit 2019. “Bloomberg” ka shkruar se situata e tillë në tregun e naftës është krijuar për shkak të rënies të kërkesës në Kinë për 20 për qind për shkak të koronavirusit./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark