Insajderi
Biznes

Japonezët do të punojnë deri në moshën 70-vjeçare

Insajderi
04 February 2020 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe qeveria të cilën ai e udhëheq, kanë miratuar propozimin e ligjit me të cilin u mundësohet kompanive që punonjësit e tyre të mund t’ju vazhdojnë punën deri në moshën 70-vjeçare.

Këto masa do të ndërmerren për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, dhe mbulesës së kostos të rasteve sociale të kësaj popullate që po plaket me hapa të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Me këtë ligj u bëhet thirrje korporatave ta zgjedhin njërin nga opsionet përfshirë heqjen e moshës së pleqërisë për pensionim, duke rritur pragun për pensionim apo t’ju mundësojë të punësuarve të punojnë mbi moshën e lejuar.

Pritet që qeveria ta prezantoj këtë ligj gjatë seancës së ardhshme në parlamentin japonez, kurse pritet të hyjë në fuqi në prill të vitit të ardhshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark