Insajderi
Biznes

Google nën hetim për përdorimin e të dhënave gjeolokalizuese

Insajderi
04 February 2020 - 18:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti amerikan Google është nën hetim për përpunimin e të dhënave të gjeolokalizimit të përdoruesve të tij, njoftoi sot Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC).

Rregullatori shpjegoi se ka marrë ankesa nga shoqata të ndryshme evropiane të konsumatorëve për mungesë transparence në përpunimin e këtyre të dhënave.

Si rrjedhojë, DPC hapi një hetim për të përcaktuar se në çfarë mase Google ka të drejtën të analizojë të dhënat e gjeolokalizimit dhe nëse i përmbush detyrimet e saj të transparencës.

Nëpërmjet një deklaratë Google tha se do të bashkëpunojë plotësisht dhe ngushtë me DPC-në, si edhe me rregullatorët dhe shoqatat e konsumatorëve në Evropë./atsh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark