Insajderi
Biznes

Bie interesimi për motorët me naftë në tregun evropian

Insajderi
09 February 2020 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri sa aksionet e automjeteve elektrike në tregun evropian të automobilave u rritën ndjeshëm, motorët dizel shënuan një rënie të konsiderueshme në vitin 2019.

Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), numri i regjistrimeve të reja të automjeteve me motor me naftë shënoi rënie me 13.9 për qind në 4.65 milionë njësi, ndërsa veturat me benzinë u rritën me 5.2 për qind për të arritur në 8.96 milionë.

Gjatë këtij viti, mbi 465 mijë automobila elektrik të reja, hibride dhe me bateri, u regjistruan në BE, duke u rritur me 53.5 për qind nga viti në vit.

Ndërkohë, totali i automjeteve me energji alternative (APV), elektrike, LPG, LNG, etanol, etj., u rrit me 42.9 për qind për të arritur në 1.6 milion njësi në vitin e fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark