Insajderi
Biznes

Apple njofton se Coronavirusi do të ndikojë në furnizimin me iPhone

Insajderi
18 February 2020 - 08:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti teknologjik Apple ka njoftuar se shpërndarja e Coronavirusit ka prekur prodhimin dhe shitjen e produkteve të saj.

“Furnizimi me iPhone do të kufizohet në të gjithë globin përkohësisht”, thuhet në njoftimin e kompanisë, shkruan BBC.

Prodhuesi i iPhone është kompania e parë e madhe amerikane e cila ka thënë se ky virus do të ndikojë në financat e saj.

“Nuk presime që t’i përmbushim të ardhurat që kemi parashikuar në tremujorin e parë, ka njoftuar kjo kompani duke shtuar se “kemi një kthim më të ngadaltë nga kushtet normale”.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë të cilat ose janë mbyllur ose punojnë me orar të reduktuar, shitja e produkteve ka Apple ka pësuar rënie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark