Trump e quan “ditë të madhe” ndërtimin e murit me Meksikën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump e quan “ditë të madhe” ndërtimin e murit me Meksikën

    Insajderi
    25 January 2017 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump ka thënë se një “ditë e madhe”, është planifikuar për sigurinë kombëtare, duke dhënë kështu njoftimin për ndërtimit të murit në kufirin mes ShBA-as dhe Meksikës.

    Presidenti i ri amerikan pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutive në lidhje me emigracionin dhe sigurinë kufitare gjatë disa ditëve të ardhshme.

    Kjo do të kufizoj hyrjen e refugjatëve dhe një “verifikimi ekstrem”, të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane nga Lindja e Mesme dhe Afrika, shkruan BBC.

    Në një tweet Trump ka thënë se “është një “ditë e madhe”, e planifikuar nesër për sigurinë kombëtare, në mesin e shumë gjërave të tjera ne do ta ndërtojmë murin” .

    Ndërtimi i një muri 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark