Harold Hayes, anëtari i fundit i grupit të mjekëve dhe infermierëve amerikan, aeroplani i të cilëve u rrëzua në Shqipërinë e vitit 1943, e pushtuar nga nazistët, ka vdekur të martën pasdite, njofton “The New York Times”.
Hayes i cili vdiq në moshën 94 vjeç, ishte pjesë e grupit të mjekëve amerikan të cilët pas rrëzimit të aeroplanit i mbijetuan edhe sulmeve të nazistëve, duke udhëtuar për 600 milje në stuhitë e tmerrshme të detit Adriatik.
Vdekja e tij erdhi pasi Hayes nuk mundi t’i rezistojë një operacioni në këmbën e tij, sipas rrëfimit të vajzës së tij Margaret Bleakley, raporton Insajderi.
Mbijeteta e 30 mjekëve dhe infermierëve amerikan ishte një sekret i gjatë i Luftës së Dytë Botërore. Historia e 13 infermiereve femra dhe 13 mjekë meshkuj bashkë me ekuipazhin e përbërë nga 4 veta, që ishin bllokuar për nëntë javë nga sulmet e nazistëve, duke u fshehur nëpër fshatra, shpella dhe bjeshkët në Shqipëri, bëri bujë tek para një dekada kur anëtarët e mbijetuar treguan sesi gjatë këtij udhëtimi mbijetese, kishin vuajtur nga uria dhe sëmundje të tjera bashkë me rrezikun nga patrullat gjermane.
Odiseja e tyre kishte vazhduar për vite të tëra si një tentim për të mbrojtur luftëtarët partizan dhe aleatët e agjentëve bashkë me fshatarët e ndryshëm që u dhanë atyre ushqim, strehim dhe udhëzime për të ikur nga sulmet gjermane.
Disa prej këtyre fshatarëve u vranë nga gjermanët kur u zbuluan se kanë bërë veprime të tilla dhe persekutimi ndaj tyre vazhdoi edhe nga diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, sundimi i të cilit përfundoi me vdekjen e tij në vitin 1985.
“Për shumë vite, nuk kam thënë asgjë në lidhje me atë që ndodhi në Shqipëri”, kishte thënë Hayes, në një intervistë telefonike për “The New York Times” në vitin 2015.
“Pas luftës, Hoxha ishte i pamëshirshëm. Nëse do të zbuloheshin emrat e atyre që na kanë ndihmuar, ai do t’i kishte ekzekutuar së bashku me familjet e tyre”, kishte thënë Hayes.
Aventura e rrezikshme kishte nisur dy muaj pasi Italia u dorëzua dhe forcat aleate pushtuan Italinë për të filluar kështu një ofensivë kundër gjermanëve në të gjithë Evropën.
Me 8 nëntor të vitit 1943 grupi i mjekëve dhe infermierëve amerikan ishte nisur drejt Barit të Italisë, ku qindra trupa kishin mbetur të plagosur dhe prisnin evakuim.
Aeroplani i tyre, pas një ore fluturim kishte humbur kontaktin me bazën pas një stuhie në Detit Adriatik. Avioni kishte rënë në radarin e forcave gjermane që e kishin sulmuar atë më armë antiajrore.
Avioni ishte rrëzuar në një kënetë 25 milje por asnjë nga pjesëtarët në avion nuk kishin ide se kah të shkojnë. Rrugës nëpër male, grupi kishte takuar një shqiptar me emrin Hasan Gina, që ishte lideri i partizanëve anti-gjerman. Ai u kishte dhënë lajmin se gjenden në Shqipëri.
Pas kësaj, grupi i mjekëve dhe infermiereve amerikan kuptuan se gjenden 150 milje në lindje të Barit, por në anën e gabuar të Adriatikut, që ishte e mbushur me forca gjermane që kishin pushtuar Shqipërinë brenda një muaji.
Amerikanët nuk dinin asgjë për Shqipërinë, një vend i vogël, kryesisht i banuar me myslimanë që kishin ndryshuar fenë jo më shumë se para një shekulli. Terreni malor dhe fshatrat e varfër nuk garantonin një lëvizje të lirë. Dimri ishte brutal, ushqimi i pakët por luftimet e shpeshta dhe të egra.
Teksa grupi i amerikanëve ishte duke udhëtuar me ndihmën e partizanëve shqiptar, në Amerikë familjarët e të zhdukurve kishin marrë telegramet për vdekjen e më të dashurve.
Udhëtimi i tyre përfundoi me 9 janar të atij viti, pas një përvoje 63 ditore të mbushur plot tragjedi. Historia e tyre ishte përshkruar si një Odise e vërtetë teksa janë shkruar libra e janë bërë filma dokumentar për këtë udhëtim.
Hayes ishte një nga tregimtarët më të njohur të kësaj odiseje, dhe bashkë me vdekjen e tij kanë vdekur edhe kujtimet e pathëna për këtë histori. /Insajderi.com