Insajderi
Lajme

Veseli: Gratë sakrifikuan për vendin

Insajderi
08 March 2016 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij ka bërë homazhe pranë Monumentit “Heroinat” me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas,

Veseli ka uruar femrat që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për liri e zhvillim të Kosovës.

“Sot, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, me bashkëshorten, bëra nderim pranë Monumentit “Heroinat” në Prishtinë, në shenjë nderimi për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuuan dhe sakrifikuan për vendin”, ka thënë ai.

“Urime 8 Marsi për të gjitha nënat, gratë dhe motrat tona që kontribuuan për lirinë dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës!Bashkërisht të punojmë që të jemi krenar me vendin tonë”, shkruan Veseli në Facebook./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark