Insajderi
Biznes

Apple padit “Qualcomm” në Pekin, i kërkon 145 milionë dollar

Insajderi
26 January 2017 - 00:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania amerikane e teknologjisë “Apple”, ka ngritur një padi kundër “Qualcomm”në Pekin, duke pretenduar se furnizuesi çipave ka abuzuar pushtetin e saj në industrinë e çipave, të cilët kanë kërkuar 145,32 milionë dollarë si dëmshpërblim duke paditur  atë në  Gjykatën e Pronës Intelektuale të Pekinit.

Apple gjithashtu paraqiti një padi të dytë kundër Qualcomm, të cilët akuzojnë  atë se ka dështuar të realizoj  premtimet e bëra për licencimin “patenta standarde thelbësore”, raporton Reuters.

Qualcomm është një furnizues i madh për dy rivalët Apple dhe Samsung për çipat që lidhin telefonat me rrjetet pa tela. Të dy kompanitë së bashku përbënin 40 për qind të Qualcomm-it, me  23.5 miliard dollar në të ardhura gjatë vitit të kaluar. /Insajderi.com/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark